Nushi për shkrimin skandaloz të Muratit: Nëse gjeni ndonjë qëndrim më antiUÇK, më lajmëroni

29 qershor 2022 | 21:18

Nol Nushi nga PSD-ja ka ka komentuar shkrimin skandaloz të ministrit aktual të Financave, Hekuran Murati, i cili përmes një postimi në “Facebook”, që daton nga 2016-ta, shkruante se “më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa veteranët e UÇK-së”.

Në “Twitter” ai ka kërkuar që ta lajmërojnë nëse dikush gjen “ndonjë qëndrim më antiUÇK”.

“Nese mundeni me gjete naj qendrim ma antiUCK e lufte clirimtare sesa qiky i ministrit Hekuran Murati, me lajmeroni!”, shkruan Nushi.

Ai ka publikuar edhe një video rreth kësaj çështje.

“Qysh mundet një ministër i një Qeverie, i një shteti që është krijuar nga lufta çlirimtare, me e pas një qëndrim të tillë ku i barazon të gjithë dëshmorët e gjithë veteranët, me disa lehtësisht të zëvendësueshëm, me disa mercenarë që luftojnë për para”, thotë Nushi në videon e publikuar.

“Çfarë kuptimi ka shteti i Kosovës nëse nuk kish qenë lufta për çlirim? Mirëpo, për Hekuran Muratin gjithçka është e financiarizueshme. Për të, të gjithë dëshmorët, të gjithë viktimat e luftës kanë mundur me u zëvendësu me disa njerëz që luftojnë për para”, shtoi Nushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar të mërkurën në…