Kosova sonte përballët me Lituaninë

26 shkurt 2018 | 10:36

 

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sonte (e hënë) do të përballet me Lituaninë në kuadër të Dritares së Dytë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Të dielën përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e parë në Klaipeda dhe në mungesë të kapitenit Dardan Berisha, i cili për shkak të lëndimit të muskulit të prapmë të këmbës është dashur të largohet nga kampi i Përfaqësueses për t’u kthyer në Çeki, ku edhe do ta vazhdojë rehabilitimin tek ekipi i tij Basketball Nymburk. Në duelin e parë të luajtur në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë, fitore bindëse ka regjistruar kjo e fundit me shifrat 99:61. Po në kuadër të Dritares së Parë, basketbollistët e Kosovës janë mundur nga Hungaria në Debrecen me rezultat 84:76. Ndeshja pritet të fillojë nga ora 18:30.

 

Redaksia online
(e.r. / epokaere.om)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftohtoi i acartë që ka përfshirë dhe Europën pritet…