Kosova të vendosë një linjë buxhetore për ta ndihmuar Luginën

05 korrik 2019 | 08:18

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), njëherësh kryetar i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka shprehur optimizëm se Kuvendi i Kosovës në ditët e ardhshme do të marrë një vendim për t’indihmuar shqiptarët e kësaj pjese.

Ai ka thënë se ky vendim duhet jetë i realizueshëm dhe të ketë efekt të drejtpërdrejtë në tri komunat.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kamberi ka deklaruar se shteti i Kosovës duhet të vendosë një linjë buxhetore për ta ndihmuar Luginën e Preshevës.

Ai ka theksuar se drejtuesit politikë të Luginës nuk dëshirojnë as të besojnë se kjo temë po bëhet për një luftë të brendshme politike në Kosovë.

Sipas Kamberit, çështja e Luginës duhet të trajtohet në dialogun me Serbinë në mënyrë që të gjendet zgjidhje për të drejtat e shqiptarëve.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 30 qershor 2019, në Bern të Zvicrës, është themeluar…