Kosova triumfon kundër Izraelit në ‘Fadil Vokrri’

12 nëntor 2023 | 22:43

Përfaqësuesja e Kosovës e ka gjunjëzuar Kombëtaren e Izraelit në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi e mposhti me rezultat 1-0.

Përballja e Kosovës me Izraelin është në kuadër të grupit I kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani.

“Dardanët” luajtën më mirë në pjesën e parë dhe arritën të gjejnë rrugën e golit në minutën e 41-të, kur Muriqi me kokë asistoi për Rashicën dhe ky i fundit pas një depërtimi realizon për 1-0. Rashica pati edhe një rast në pjesën e parë të ndeshjes që nuk e shfrytëzoi. Në anën tjetër, Izraeli nuk e pati ndonjë rast serioz në pjesën e parë.

Kosova shkelu edhe në pjesën e dytë, por pa mundur të realizon golin e dytë.

Zëvendësuesi Zymer Bytyqi u shërbye mirë nga Rashica, por gjuajtjen e tij e ndali portieri mysafirë. Më pas tentuan të shënojnë edhe Rashica dhe Muriqi, por pa sukses. Rast të mirë pati edhe Ermal Krasniqi që nuk arriti të shënon gol, derisa dy raste i patën edhe izraelitët që nuk ishin edhe aq shumë serioze. Duhet theksuar se në këtë ndeshje titullar dhe paraqitje pozitive patën tre futbollistët e Superligës, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Qëndrim Zyba.

Pas tri pikëve të reja, “Dardanët” janë në pozitën e katërt me 10 pikë. Në anën tjetër, Izraeli është një pozitë me lartë me vetëm një pikë me shumë se Kosova.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evakuohen shtetasit e parë shqiptarë nga Gaza. Lajmi është konfirmuar…