Kosova triumfon në kontestin ndaj një kompanie private në Arbitrazh

04 gusht 2022 | 13:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Kosova ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar.

Përmes një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haxhiu shkruan se kanë filluar hapat e radhës për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit

“Pas më shumë se dy vite betejë ligjore si pasojë e një padie të iniciuar nga një individ, Republika e Kosovës ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar”, ka shkruar Haxhiu.

“Avokatura Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me firmën ligjore që përfaqëson Republikën e Kosovës në arbitrazh, tashmë kanë filluar hapat e radhës për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit dhe inkasimin e shpenzimeve”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme e Hollywood-it, Sharon Ston, është 64 vjeçe…