Kosova U16 nesër fillon stërvitjet intensive për Evropianin që mbahet në Prizren

30 qershor 2022 | 14:41

Pas disa grumbullimeve, Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve, të premten (nesër) do të fillojë me stërvitje intensive për Kampionatin Evropian, Divizioni C, që mbahet në Prizren nga 12 deri më 17 Korrik.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Valentin Spaqi ka ftuar 17 lojtarë për stërvitjen e së premtes nga ora 16:00 në Don Bosko. Më pas do të fillojnë me dy herë në ditë, për të qenë sa më të gatshëm për këtë kampionat, që është shumë i rëndësishëm, pasi zhvillohet në Kosovë. Lista më vonë do të shkurtohet në 12 lojtarë.

Në Evropianin e Divizionit C që do të mbahet në Kosovë do të garojnë tetë shtete që janë ndarë në dy grupe. Kosova U16 e meshkujve do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia. Kampionati zhvillohet 12 deri më 17 Korrik.

Lista e gjerë:

1. Yll Kastrati                    (Marigona Hill Prishtina)
2. Edin Bacevac                (Marigona Hill Prishtina)
3. Ben Basha                     (Marigona Hill Prishtina)
4. Sejar Rama                   (Marigona Hill Prishtina)
5. Mal Syla                        (Marigona Hill Prishtina)
6. Ervin Mullaliu             (Rahovec)
7. Hannan Qoroviq         (Istog)
8. Andi Ahmeti                (Peja)
9. Drin Ademaj                (Peja)
10. Niman Demiraj         (Istog)
11. Mal Tusuni                 (Marigona Hill Prishtina)
12. Yll Nuradini               (Vushtrria)
13. Erdin Abazgjik          (Trepça)
14. Bener Mitrovica        (New Basket)
15. Lind Osmani             (Marigona Hill Prishtina)
16. Arda Mert Cavusoglu (Turqi)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur italiane, Diletta Leotta, është mjaft e komentuar…