Kosova uron Bahreinin për Ditën e Pavarësisë

16 dhjetor 2020 | 14:04

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Mbretërisë së Bahreinit, me rastin e Ditës Kombëtare.

“Me rastin e kësaj feste, më lejoni t’i shpreh pupullit të Mbretërisë së Bahreinit dhe Shkëlqesisë Tuaj, urimet e mia më të ngrohta dhe më të sinqerta, në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim”.

“Unë jam e bindur se lidhjet e miqësisë dhe besimit të cilat ekzistojnë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bahreinit, do të vazhdojnë të forcohen dhe zhvillohen në të mirë të popujve tanë, prandaj jam e përkushtuar për t’i zgjeruar marrëdhëniet bilaterale midis të dyja vendeve”, është thënë në urimin që ministrja Haradinaj-Stublla i ka dërguar homologut të saj, ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bahreinit, Abdullatif bin Rashid Alzayani.

Mbretëria e Bahreinit e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më datë 19 maj të vitit 2009, ndërsa të dyja vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me 12 mars të vitit 2014.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka replikuar me…