Kosova zyrtarizon trajnerin e ri më 2 mars

21 shkurt 17:49

Kosova pritet që me datën 2 mars të zyrtarizojë trajnerin e ri. Lajmin e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu për “Klan Kosovën”.

Ai ka thënë se marrëveshja ndërmjet presidentit Fadil Vokrri dhe trajnerit në ardhje është afër finalizimit.

“Kryetari Vokrri ka shkuar në Zvicër apo edhe në shtetet tjera dhe është në finalizimin e këtij procesi. Mendoj që në kuvendin e datës 2 mars, kryetari ka dashur të nderojë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për ti lajmëruar definitivisht për emrin e selektorit të ri dhe me këtë trajner do t’i zhvillojmë dy duelet kontrolluese të muajit mars”, ka deklaruar Salihu për “Klan Kosova”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervista e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së…