Kosovë, shërohen edhe 926 pacientë nga Covidi

07 dhjetor 2020 | 15:17

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 926 pacientë nga Covid-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29.430 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 774.

IKShPK-ja ka njoftuar se po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1 407 mostra, prej të cilave kanë rezultuar 519 raste pozitive me Covid-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar edhe 14 raste të vdekjes si pasojë e këtij virusi, raporton “Epoka e re”.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, Mitrovicë 49 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 21 raste, Drenas 15 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 9 raste, Istog 7 raste, Klinë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kaçanik 6 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Gjilan 3 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë, Viti 1 rast dhe Zubin-Potok.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata ndërkombëtare e historisë dhe statistikave të futbollit (IFFHS) ka…