Kostot e luftë, pesë orët e një sulmi të shtrenjtë në Izrael

14 prill 2024 | 14:00

Mbrojtja e Izraelit nga sulmi i Iranit me raketa dhe me dronë vlerësohet të ketë kushtuar mbi 1.3 miliard dollarë.

Kjo vlerë monetare mendohet të jetë shpenzuar në karburant reaktiv, përgjues të raketave tokë-ajër, raketa ajër-ajër dhe pajisje të tjera ushtarake, të cilat janë përdorur nga grupi i mbrojtjes ajrore izraelite.

Sakaq, vetëm një raketë hipersonike anti-balistike “Shigjeta 3”, besohet se kushton midis vlerës  5-20 milionë dollarë.

Autoritete izraelite kanë thënë se në bashkëpunim me ShBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën kanë shkatërruar rreth 99 për qind të raketave dhe dronëve që vinin nga shteti i Iranit.

Mediat ndërkombëtare duke cituar burime të besuara, kanë njoftuar se sulmi i Iranit kundër Izraelit ka zgjatur rreth pesë orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të…