Kostumi nga seriali “Squid Game” më i shituri për Halloween

28 tetor 14:42

Në pritje të festës së Halloween, kostumet e serialit të famshëm ‘Squid Game’ janë kthyer në sensacionin më horror të këtij sezoni. Në Nju Jork, dyqani i kostumeve ‘Abracadabra’ shiti kostumet e kuqe, tashmë ikonike, brenda disa ditësh.

“Squid Game është kostumi më popullor për momentin”, thotë menaxheri i dyqanit, Alex Wajda.

“Të gjithë janë shitur plotësisht gjatë fundjavës, është çmenduri. Ne sapo morëm furnizim një ditë më parë.”

“Unë mendoj se është kostumi më në modë për të pasur këtë vit. Është një kostum shumë i lehtë. Dhe padyshim që nga suksesi i asaj shfaqjeje që ju e dini, është më i kërkuari,” thotë Sean.

Seriali i dhunshëm i Koresë së Jugut po bëhet një sensacion global me 142 milionë shikues të arritur në muajin e tij të parë në Netflix, duke u bërë produksioni më i shikuar në historinë e gjigantit të transmetimit.

“Squid Game”, nuk është një serial për fëmijë, edhe pse komploti i tij përfshin një turne vdekjeprurës të lojërave për fëmijë. Shkollat nëpër botë ndërkohë po paralajmërojnë prindërit që të tregohen të kujdesshëm sepse fëmijët po imitojnë shfaqjen.

Seriali është krahasuar me filmin fitues të çmimit Oscar 2019, Parasite. Tematika e të dy veprave janë varfëria dhe pasuria ekstreme e shtresave shoqërore dhe ndikimi i këtyre dy fenomeneve në jetën e tyre të përditshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka vendosur për të ardhmen e Paul Pogbas.…