Unitedi vendos për të ardhmen e Pogbas

28 tetor 2021 | 14:09

Manchester United ka vendosur për të ardhmen e Paul Pogbas. Sipas asaj që raporton “ESPN”, mesfushori francez i cili ka një kontratë me “djajtë e kuq” deri më 30 qershor 2022 do të qëndrojë deri në fundin e sezonit dhe nga Manchesteri do të largohet me parametra zero.

United nuk do të lënë të lirë lojtarin që të largohet në muajin janar, por do ta mbajë deri në fundin e qershorit. Juventus, Real Madrid dhe PSG i janë vënë pas francezit i cili si lojtar i lirë do të kënaqte çdo ekip të madh në botë.

Aktualisht 28-vjeçari në këtë sezon në Premier Ligë është aktivizuar në total në 9 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka…