Kosumi: Kurrë dhe për asnjë çmim të mos asimilohemi

10 korrik 2019 | 20:43

Konsull i Republikës së Kosovës në Vjenë,  Austri Isa Kosumi, ka uruar të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit shqiptar në këtë shtet, me rastin e përfundimit të viti kalendarik mësimor, duke ju drejtuar të gjithë atyre, pushime verore sa më të këndshme në jo vetëm në shtetin ku jetojnë por edhe në vendin e origjinës, Kosovën.

Më një thënie të Sokratit, “Sa më shumë mësoj, aq më shumë kuptoj se sa pak di”, konsulli Kosumi, ju drejtohet mësimdhënësve dhe nxënësve se ata me gjithë mund, sakrificë, angazhime e suksese, për një relaks shpirti për të mbushur me energji pozitive sfiduese e ndjenja rilindëse për shtegtime të ardhshme me vlera të reja.

“Ju që me çdo kusht, lëruat dhe begatuat, tokat pjellore, duke hedhë farë për rritjen, ushqimin, mësimin vetëm e vetëm për të mbajtur gjallë dhe dinjitetshëm, gjuhen, kulturën, arsimin dhe traditat tona kombëtare shqiptare”, tha ai për mësimdhënësit e diasporës, duke shtuar se “në qoftë se do të mësosh të vërtetën e madhe, fillo nga abceja “.

Ndërkaq, për nxënësit shqiptarë, ai thotë se “juve nxënës të nderuar që po filloni hapat e parë lundrues për të arritë në majet e detrave dhe oqeaneve të dijes. Juve që nder breza po sfidoni ruajtjen e rrënjëve të stërzgjatura e t’ pa këputura nga trungu amë, duke mësuar dhe ruajt me fanatizëm të lartë, identitetin tuaj, kush jemi, kush ishim dhe kah vijmë! Uroj që ky pushim dhe relaks shpirti në atdhe, të kënaq me moshatarët tuaj dhe njiherit të gjeni defektet tuaja në komunikim dhe të sfidohi për mësim gjeneralizues të gjuhës amtare n’ superlative”.

Megjithatë, konsulli Kosumi, nuk harron as prindërit e nxënësve të cilët kanë marrë obligim moral, kombëtar dhe njerëzor në përcjelljen dhe jetësimin shekullor të amanetit të Rilindësve tanë, të të parëve tanë, të tokës tonë iliro-dardane.

“Uroj që ky pushim t’u freskoj dhe rikthej ndjenjat e krenarisë tonë kombëtare në marrjen më serioze në përfshirjen dhe dërgimin masovik të fëmijëve tuaj në mësimin e gjuhës së nënës, gjuhës më të ëmbël shqipe”, ju drejtohet prindërve të nxënësve të cilët jetojnë në Austri dhe në përgjithësi në diasporë, duke porositur të gjithë se “është koha e fundit që në këtë shtator, të reflektoni pozitiv”.

“Uroj që këto tri kategori breza, gjenerata, të bashkëpunojnë, bashkërendojnë dhe koordinojnë planet në trekëndëshin gjeometrik për të bërë kthesë historike në vetvete. Ne u garantojmë në mënyrë institucionale se do ju përkrahim, asistojmë dhe permanent do jemi të angazhuar në shërbimin tuaj për ta ngritur trendin e kësaj plage e cila ditë e më tej po thellohet në dëm tone”, tha më tutje ai.

Ai njëherit kujtoj se duhet të tregojmë të gjithëve edhe në vepra se ne dimë, mundemi dhe do të integrohemi në përmasa të larta euroatlantike, por kurrë dhe për asnjë çmim të mos asimilohemi.

“Hapërim të mbarë drejt qiellit të kaltërsive të horizontit. Pushim dhe relaks fizik e shpirtëror, në atdhe!”, tha në fund konsull i Republikës së Kosovës në Vjenë, Austri, Isa Kosumi./Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në Shkollën e artit pamor “Adem Kastrati”,  për herë…