Kovaçiqi prezantohet te Chelsea

09 gusht 2018 | 13:48

Pas një këmbënguljeje të gjatë, më në fund Mateo Kovaçiq ka fituar betejën e tij për t’u larguar nga Real Madridi pasi sot është prezantuar në Londër te Chelsea.

“Është një kampionat i panjohur për mua dhe natyrisht që do të jetë e vështirë, por jam i bindur se me punë do t’ia dal t’i bind të gjithë. Jam vërtetë i emocionuar dhe i lumtur që do të luaj për Chelsean dhe shpresoj të shpërblej besimin e drejtuesve dhe trajnerit”, ka thënë Kovaçiq.

Nga ana tjetër, drejtuesja operative e Chelseat, Marina Granoskaia, ka vlerësuar aftësitë e Kovaçiq dhe shprehu bindjen se me cilësitë e tij, kroati është ideal për të zbatuar idetë e Sarrit në fushën e lojës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bill Clinton është një tashmë një novelist që ka bërë…