Kovaqi rrezikon shkarkimin, ja tre zëvendësuesit e mundshëm

08 tetor 2018 | 17:15

Bayern Munchen është duke bërë shumë paraqitje të dobëta në këto ndeshje të fundit dhe duket se i gjithë presioni bie mbi trajnerin Niko Kovaq.

Kroati tashmë duket se është shumë afër shkarkimit. Bayern Munchen është duke menduar që ta zëvendësoj kroatin, i cili duket se është larg pritshmërive të klubit. Skuadra gjermane ka bërë një listë të trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Niko Kovaqin. Në listën e Bayernit të Mynihut janë emrat si, Laurent Blanc, Zinedine Zidane dhe Arsene Wenger.

Për tifozët, më shumë se sa Kovaq, fajtorët kryesorë janë vetë futbollistët “bavarezë”. Flitet se në dhomat e zhveshjes ka probleme mes ish-trajnerit të Eintrachtit të Frankfurtit dhe disa prej senatorëve të skuadrës, të pakënaqur për minutazhin e pakët në dispozicion. E kjo nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh, me Pep Guardiolan e Carlo Ancelottin, të cilët kanë pasur në të kaluarën të njëjtin problem.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane sot kanë pritur në…