KPM-ja kërkon lirimin e medieve nga tarifa vjetore për licencë

20 maj 2020 | 15:32

Komisioni i Pavarur për Media (KPM) i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Financave për lirimin e medieve nga pagesa e tarifës vjetore për licencë për këtë vit.

Në shkresën që e ka siguruar “Klan Kosova” e që është nisur në adresë të ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi, këtij të fundit i kërkohet ta trajtojë mundësinë për lirimin e medieve nga kjo pagesë për shkak të gjendjes financiare të krijuar si pasojë e pandemisë së Covid-19.

“Në bazë të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media Nr. 04/L-44, konkretisht nenin 26 të këtij Ligji, të licencuarit e KPM-së janë të obliguar që të paguajnë tarifën vjetore për licencë të KPM-së, sipas kategorive të licencës të përcaktuar me akt nënligjor të KPM-së”.

“Sipas Ligjit të KPM-së, të hyrat nga tarifa vjetore për licencë depozitohen në tërësi në një xhirollogari të KPM-së, të caktuar nga autoriteti qeveritar kompetent për çështje fiskale dhe se këto të hyra deri me tani nuk menaxhohen dhe/apo shfrytëzohen fare nga KPM, si burim i financimit (edhe pse Ligji i KPM-së përcakton se këto të hyra e plotësojnë buxhetin e KPM-së), por menaxhimi i këtyre mjeteve bëhet në tërësi nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, është thënë në letrën e KPM-së, drejtuar ministrit Bislimi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar të mërkurën në…