KQZ-ja: Deri në orën 15:00 votuan 18 729 votues në zgjedhjet në veri

19 maj 2019 | 16:01

Në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e këtyre komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se votimi po zhvillohet në rregull.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë gjatë konferencës për medie në ora 15: 30, se procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore po kalon mirë dhe pa ndonjë problem.

“Deri në ora 15:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 18.729 apo 32.3 për qind të qytetarëve me të drejtë votë në katër komunat”, ka thënë Daka.

Ajo ka theksuar se gjatë votimeve, disa komisionerë e kishin të paqartë se me cilat dokumente identifikimi duhet të votojnë qytetarët, duke shtuar se tashmë u është bërë e qartë atyre se dokumentet valide janë ato të Republikës së Kosovës.

Zgjedhjet në veri po vëzhgohen edhe nga koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohët e sotme të quhesh “i hollë” është një…