KQZ-ja: Deri në orën 15:00 votuan 28.81 për qind e votuesve në Istog

17 dhjetor 2017 | 15:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e tretë lidhur me rivotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Istogut.

Më këtë rast kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë me dije se deri në orën 15:00 kanë votuar 14 160 votues apo 28.81 për qind. Ndërsa më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë patën votuar 11 827 votues apo 24.80 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nismës për Kosovën i janë bashkuar pasardhësit e familjes së…