Nismës i bashkohen pasardhësit e familjes së Tahir Mehës

17 dhjetor 2017 | 15:47

Nismës për Kosovën i janë bashkuar pasardhësit e familjes së Tahir Mehës, hero i Kosovës.

Këtë familje të dielën e ka vizituar kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi. Ilir Meha ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” disa fotografi nga kjo vizitë.

Meha ka thënë se besojnë në lidershipin e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, të cilët sipas tij, kanë dhënë shumë kontribut në lirinë dhe shtetdërtimin e vendit.

Postimi i plotë i Ilir Mehës:

Sot si trashëgimtar krenar të Nebih Emin Latit dhe të Tahir e Beqir Mehës, e falënderojmë për vizitën kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqin, në përvjetor të ditëlindjes e Nebih Mehes i cili ka lindur më 15.12.1910 dhe ka rënë më 13 maj 1981 në luftën me birin e tij Tahir Meha.

Jo rastësisht në këtë datë të ditëlindjes se Nebih Mehes ne familja dhe lagja jonë “Meha” duke ndjekur me kujdes zhvillimet politike dhe përkushtimin e secilit, vlerësojmë se lufta për liri dhe gjaku i derdhur na ka sjell lirinë. Sot si kurrë me parë kemi nevojë për përfaqësues të urtë të dijshëm dhe qe punojnë për me shumë barazi e solidaritet e në veçanti respekt për njeri tjetrin dhe e forcojnë shtetin e mirëqenien e qytetarëve pa dallime.

Këto mundësi ne jemi te bindur e kemi të Nisma Për Kosovën në programin e saj por gjithashtu në lidershipin e saj Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, qe kanë dhënë shumë kontribut në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Ne prej sot e tutje do te jemi anëtarë te denjë qe votën tonë përkushtimin për Kosovën ta japim në strukturat dhe programin e Nisma për Kosovën. Me fjalën e mbajtur e zhvillojmë Kosovën!

Image may contain: 8 people, people standing and indoor

Image may contain: 14 people, people smiling, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me iniciativë të profesor Sadik Krasniqit kanë filluar përgatitjet që…