KQZ-ja: Deri në orën 16:00 janë rinumëruar 60 vendvotime

11 tetor 2019 | 18:25

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Deri të premten në orën 16:00 janë rinumëruar 60 vendvotime nga 314 për cilat ka vendosur KQZ-ja. Me qëllim të rritjes së transparencës, pas rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në kohë sa më të shpejt formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve”, është bërë me dije në njoftimin e KQZ-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll ka zhvilluar të premten…