KQZ-ja do t’i publikojë shpenzimet e partive në fushatën e zgjedhjeve të 14 shkurtit

25 qershor 2021 | 11:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të publikojë së shpejti dosjen e paaudituar të informimit publik për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes kësaj dosje do të mësohen donatorët e secilit subjekt politik, për shumat kumulative më shumë se 100 euro dhe raportet e publikimit financiar të fushatës së subjekteve politike të dorëzuara te KQZ-ja.

Po ashtu, KQZ-ja do të publikojë edhe raportet e publikimit financiar të kandidatëve që janë zgjedhur deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ky publikim nga KQZ-ja do të shoqërohet me tekstin shpjegues raportet financiare të fushatës janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.

Kjo është bërë me dije në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku është prezantuar edhe një raport lidhur me ecurinë e përgatitjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Sipas KQZ-së, përgatitjet e zgjedhjeve janë duke u zhvilluar sipas planifikimeve me planin operacional të miratuar në fillim të këtij procesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës përmes njoftimit për media bënë të ditur…