KQZ-ja filloi numërimin e votave me kusht

28 shkurt 2021 | 19:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka nisur procesi i numërimit të votave me kusht.

Numërimi i këtyre votave ka filluar sot (e diel), në orën 18:00. Nga rezultatet preliminare janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen.

“45 vëzhgues për një subjekt politik kanë të drejtë të vëzhgojnë procesin e numërimit të votave me kusht”, ka njoftuar KQZ-ja.

Ndërkohë, shërbimi votues i KQZ-së të premten në mesnatë ka përmbyllur procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime. Nga rezultatet preliminare janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe.

KQZ-ja pritet që në fillim të javës së ardhshme të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare duke i hap kështu rrugë formimin të Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanidati për kryetar të LDK-së, ministri në detyrë i FSK-së,…