KQZ-ja me plan operacional për balotazhin, fushata zgjedhore pesë ditë

22 tetor 2021 | 15:24

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se KQZ ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve.

Ai ka thënë se fushata zgjedhore për balotazhin do të jetë pjesë ditë, nga 8 nëntori deri më 12 nëntor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për kryetarë do të jetë pesë ditë. Do të fillojë nga 8 nëntori dhe do të përfundojë më 12 nëntor”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se për votuesit nga jashtë që janë regjistruar nga 10 korriku deri më 18 gusht, KQZ-ja ka vendosur 15 ditë në dispozicion që t’i dërgojnë fletëvotimet e tyre përmes postës.

Elezi ka thënë se kjo do të fillojë nga 29 tetori, ndërkaq fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr ka rënë në një fabrikë në Rusi, duke…