KQZ-ja në ditën e zgjedhjeve mban katër konferenca për medie

04 tetor 2019 | 18:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahet të dielën, më 6 tetor.

Ky komisioni, ka bërë me dije se të dielën në orën 8:00 do të hapën të gjitha vendvotimet dhe do të mbyllën në orën 19:00.

Po ashtu, KQZ-ja ka bërë me dije se gjatë ditës se zgjedhjeve do të mbajë katër konferencë për medie.

Konferenca e parë do të mbahet në orën 8:00, kur edhe do të hapën vendvotimet, ndërsa konferenca e dytë dhe tretë do të mbahet në orën 11:30 dhe 15:00, ku KQZ-ja do të njoftojë për përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Kurse, konferenca e katërt do të mbahet në orën 19:30, në të cilën KQZ-ja do të deklarohet për mbylljen e vendvotimeve dhe për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e 6 tetorit, raporton “Epoka e re”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 6 tetorit ka certifikuar 25 subjekte politike, prej tyre 4 koalicione, 20 parti politike dhe një kandidat të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për këto zgjedhje është 1 mijë e 67 kandidatë për deputetë, prej tyre 724 meshkuj dhe 343 femra.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia, gjeti disa shufra ari, me një vlerë prej 520…