KQZ-ja nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

06 qershor 2026 | 08:23

Në kuadër të përgatitjeve para ditës së zgjedhjeve, KQZ-ja ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor, raporton Ekonomia Online.

Në mesin e materialeve të shpërndara janë edhe fletëvotimet, listat përfundimtare të votuesve dhe vulat, të cilat vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit dhe të dielën, para votimit, do të dërgohen në Qendra të Votimit.

Shpërndarja e materialeve zgjedhore është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe ruajtja e tyre në këto qendra do të bëhet poashtu nga zyrtarët policorë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, vendi do të përfshihet nga mot me diell dhe…