KQZ-ja njofton se kanë mbetur edhe 254 vendvotime për numërim

11 tetor 2019 | 19:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se 60 vendvotime janë rinumëruar deri më tani nga 314 sa janë gjithsej.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Deri të premten në orën 16:00 janë rinumëruar 60 vendvotime nga 314 për cilat ka vendosur KQZ-ja”, thuhet në njoftimin për media të KQZ-së.

Sipas këtij njoftimi, me qëllim të rritjes së transparencës, pas rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në kohë sa më të shpejt formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve. “Pas përmbylljes së çdo rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me publikimin e formularëve të subjekteve politike dhe të kandidatëve”, thuhet në fund të njoftimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  ka thënë…