KQZ-ja vendos të rinumërohen edhe 530 vendvotime

17 tetor 2019 | 10:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot kërkesën e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve për rinumërimin edhe të 530 vendvotimeve.

Pasi që Burim Ahmetaj, koordinator në QNR ka arsyetuar kërkesën për rinumërim, propozimi i tij ka marrë votat e anëtarëve të KQZ-së.

Rinumërimi do të fillojë në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Po ashtu, të hënën ka përfunduar rinumërimi i 314 vendvotimeve, vendimi i KQZ-së për rinumërimin e këtyre 314 vendvotimeve erdhi po pas rekomandimeve të QNR-së, për disa parregullsi gjatë mbushjes së formularëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të mbetet nën ndikimin e kushteve të ngjashme…