Krasniqi bën homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Likoshanit dhe Çirezit

28 shkurt 2023 | 11:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar 25-vjetorin e betejës së Likoshanit dhe Çirezit.

Krasniqi ka deklaruar se 25 vjet më parë, forcat paramilitare serbe, në pamundësi të ballafaqimit me njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryen një nga masakrat më të tmerrshme në rajonin e Drenicës, duke vrarë në mënyrë barbare, burra, gra e pleq të paarmatosur.

“Sot, me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit dhe Çirezit, për të nderuar sakrificën dhe flijimin e atyre që ranë heroikisht, që ne ta gëzojmë jetën në Kosovën e lirë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E hëna nisi me polemika pasi u njoftua se Shakira…