Krasniqi: Betejën e Koshares shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së

09 prill 2024 | 13:27

Kryetari i Partisë Demortaike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në përvjetorin e Betejës së Kosharës, ka thënë se Brigada 138 e Ushtrisë Çirimtare të Kosovës, nën udhëheqjen e heroit Agim Ramadani, i ka dhënë luftës një frymë tjetër.

Krasniqi ka thënë se Beteja e Koshares shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së.

“Beteja e Koshares, në historinë e luftës sonë, shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së, si paralajmërim për fitoren përfundimtare që do të vinte dy muaj më vonë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sot, mbushet një çerek shekulli qëkur ushtarët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çirimtare të Kosovës, nën udhëheqjen e heroit Agim Ramadani, thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, duke i dhënë luftës çlirimtare një frymë e një jehonë tjetër që do të frymëzonte zemrat e çdo shqiptari të etur për liri.

Beteja e Koshares, në historinë e luftës sonë, shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së, si paralajmërim për fitoren përfundimtare që do të vinte dy muaj më vonë.

Lavdi dëshmorëve të Koshares! Respekt dhe mirënjohje e përheshme veteranëve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blogerja e njohur Kylie Jenner njihet për jetën e saj…