Krasniqi dhe Selimi mbeten në paraburgim

22 nëntor 12:51

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka marrë vendime, me anë të së cilave ua ka vazhduar masën e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Për Krasniqit, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston një rrezik i moderuar që të arratiset, dhe se ekziston rreziku që ai të pengojë mbarëvajtjen e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët, të cilët kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten në Dhomat e Specializuara.

Sipas vendimit për Selimin, gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në përfundimin se rreziqet që ai do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara dhe/ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast. dhe/ose duhet të paraqiten përpara se Dhomave të Specializuara të vazhdojë të ekzistojë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi,…