Krasniqi: Duhet ta marrim seriozisht ndeshjen ndaj Folgores

21 qershor 2021 | 15:51

Mesfushori i Prishtinës, Endrit Krasniqi ka thënë se kundërshtarin nuk e njohin aspak, por duhet të marrim seriozisht ndeshjen. Prishtina luan ndaj Folgores në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se na ka bërë shumë ky grumbullim para ndeshjes këtu në Shqipëri. Kemi krijuar një lloj adaptimi me klimën këtu, sepse është më nxehtë se në Prishtinë”, ka thënë Krasniqi për faqen e klubit “prishtinafc.com”.

“Gjendja e ekipit është shumë e mirë, janë të përgatitur sidomos duke e ditur rëndësinë e këtij turniri. Na pret së pari ndeshja e parë dhe për ne është e paparashikuar megjithëse konsiderohemi favorit. Të them të drejtën kundërshtarin nuk e njohim aspak, por ne duhet të marrim seriozisht ndeshjen. Në letër konsiderohemi favorit, por në fushë dinë të befasoj çdo ekip. Thjesht përqendrim dhe seriozitet maksimal”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës…