Krasniqi e argjendtë në Grand Prix të Tunizisë

19 janar 17:46

Xhudistja Distria Krasniqi është dalë e dyta më e mirë në Grand Prix të Tunizisë.

Krasniqi arriti të rrëmbejë medaljen e argjendtë në këtë kompeticion, pasi humbi në finale nga braziliania Jessica Pereira në kategorinë -52 kilogramë, raporton “Koha.net”.

Në luftë për të artën është edhe xhudistja Nora Gjakova, e cila në kategorinë deri 57 kilogramë në finale përballet me jugkoreanen, Youjeong Kwon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili është prezantuar nga skuadra e Bolognas…