Krasniqi, Hotit: Silleni pakon ekonomike që e ka propozuar PDK-ja, lini mashtrimet politike

23 qershor 2020 | 11:07

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memeli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria që t’i sjellin sa më parë në Kuvend nismat ligjore që ka propozuar kjo parti për rimëkëmbjen ekonomike të vendit në këtë kohë pandemie e mos të bëjnë lojëra politike.

“Kjo Qeveri e mashtrimit 2.0 bashkë me Vetëvendosjen i keni sjellë bizneset në buzë të falimentimit dhe qytetarët pa kurrfarë mbështetje”, ka thënë Krasniqi në seancën e Kuvendit.

Ai ka thënë se opozita e djeshme LV-LDK ka bllokuar me muaj të tërë shtetin, duke mos votuar asnjë marrëveshje ndërkombëtare dhe duke bllokuar qindra milionë euro mbështetje evropiane për Kosovën.

Krasniqi ka thënë se qysh në fillim të pandemisë PDK-ja ka sjellë në Kuvend pakon emergjente prej qindra miliona euro për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve, por LV-ja e LDK-ja e bllokuan.

“Ishit ju që me interpretime teknike e duke pasur mendjen të pushteti, keni penguar procedimin e këtyre ligjeve dhe për shkak të juaj, edhe tani sa muaj pas shpalljes së pandemisë qytetarët s’kanë pranuar ndihmë nga qeveria dhe në vend se t’i sillni këto ligje për t’i votuar këtu, po merrni me tema që nuk janë shumë urgjente, sesa ndihmat për qytetarët tanë dhe bizneset. Cilat janë prioritetet e juaja z. kryeministër? Sot po vërtetohet ajo që po themi qe sa kohë, se kjo qeveri edhe ajo që u shkarkua janë dy anë të së njëjtës monedhë, sepse qasja e tyre ndaj këtyre marrëveshjeve për qytetarët ka qenë e njëjtë. Mirë që kanë ardhur këto marrëveshje, por prioritetet e qeverisë duhet të jenë tjera. Nuk kemi votë për qeverinë e mashtrimit 2.0, ju duhet të sillni ligje që ndihmojnë qytetarët”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje rreth orës 16:40, ka ndodhur një grabitje me armë…