Krasniqi i PSD-së thotë se tensionimi i situatës në veri po bëhet për Asociacionin

26 maj 2023 | 15:42

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka reaguar për tensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se rruga e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për ta instaluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe ka nisur dhe po përfundon përmes tensioneve në veri.

“Rruga e Kurtit për me e instalu Zajednicën n’Kosovë, ka fillu dhe po përfundon përmes tensionit. Konflikti është parajsa e autoritarëve. Sepse n’konflikt ata duken si heronj. E n’qetësi u del fytyra e vërtetë: frikacakë e autoritarë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
27.05.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…