Krasniqi ia konfirmon ambasadorit amerikan votën e PDK-së pro demarkacionit

21 shkurt 2018 | 14:07

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Greg Delawie.

Krasniqi ia ka konfirmuar Delawies qëndrimin e PDK-së pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Krasniqi ka theksuar se është e rëndësishme arritja e konsensusit politik në vend për të kaluar këtë proces, dhe ka shprehur bindjen se ky konsensus do të rritet.

Ndërsa ambasadori Greg Delawie, ka theksuar rëndësinë që ka për qytetarët ratifikimi i demarkacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se po përshkallëzohet një tjetër tension mes të shumtëve…