Krasniqi: Kosova ka arsye të shumta ta kushtëzojë dialogun me Serbinë (Video)

18 shkurt 2019 | 15:50

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, është shprehur kundër heqjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Madje, sipas tij, kjo taksë është e vonuar dhe se në drejtim të politikës agresive të Serbisë, Kosova duhet të vendos masa tjera, si dhe ta kushtëzojë dialogun.

Krasniqi është shprehur edhe kundër idesë së korrigjimit të kufijve me Serbinë, duke thënë se Kosova nuk ka çfarë t’i jap Serbisë.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka këmbëngulur se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të udhëhiqet nga delegacioni shtetëror i votuar në Kuvend dhe jo nga presidenti Hashim Thaçi.

Krasniqi në një intervistë për “Kosovapress” ka këshilluar kryeministrin Ramush Haradinaj që të qëndrojë pas taksës.

“Mendoj se Kosova do të duhej të nxirrte edhe masa të tjera, dhe ndoshta edhe ta kushtëzonte dialogun, por Kosova nuk e ka kushtëzuar dialogun. Dialogu duhet të vazhdojë për faktin se Kosova ka shumë arsye ta kushtëzojë dialogun”, ka thënë Krasniqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan i…