Krasniqi: Kosova ka nevojë për debat serioz dhe të njerëzishëm

24 prill 2018 | 11:42

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar në lidhje me situatën e fundit politike, veçanërisht rreth temave nacionale që e presin vendin.

Krasniqi ka pohuar se nuk ka asnjë dyshim, shoqëria shqiptare në përgjithësi e kjo e Kosovës në veçanti, kanë nevoja të ngutshme që të zhvillojnë një debat serioz e të njerëzishëm sesi e nga duhet të ecim tutje.

“Ky debat parësisht i duhet politikës, atyre që po vrapojnë e premtojnë për të qeverisur me vendet tona, për të marrë vendime të mëdha për kombin. Por, para se të merren vendimet e mëdha, duhet të caktohen prioritetet pa të cilat nuk mund të shkohet në vendime të mëdha të nivelit nacional”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka shtuar se për t’i caktuar prioritetet që u duhen qytetarëve të Kosovës, duhet të merren disa hapa.

“Hapi i parë, domosdo duhet të jetë, hapja e një debati brenda përbrenda partive politike, që në ato debate, partitë politiket t’i caktonin vullnetet e tyre politike se për ç’farë prioritete do të kishin gatishmëri për t’u marrë vesh. Hapi i dytë, pajtueshmëri e plotë për të nisur një debat politikë mes partive politike parlamentare, nga i cili debat do të nxirreshin prioritetet politike të interesit nacional. Hapi i tretë, listimi i prioriteteve që vërtetë janë, prioritete të ngutshme të interesit nacional”, ka deklaruar Krasniqi, duke shtuar se po flet për prioritetet nacionale që janë e varen kryekreje nga vullneti ynë politik.

Krasniqi ka theksuar se prioritetet e caktuar se fundi, nuk varen nga vullneti ynë politik, por që varen nga sundimi i rendit dhe i ligjit; sistem të drejtësisë të papolitizuar; sistem financiar të organizuar e të shfrytëzuar mirë; zhvillim ekonomik, favorizim i investitorëve potencial dhe punësim; arsim cilësor e të reformuar; shëndetësi publike të organizuar mirë.

“Këto prioritete, sjellin prioritetet tjera me liberalizimin e vizave që kaq shumë po e kërkojnë qytetarët tanë. Ketë vend nuk duhet e as nuk mund ta dojë kush më shumë se ne! Ndonëse, gjatë këtyre viteve nuk kemi treguar kurrfarë dashurie, veç pangopësisë”, ka thënë Krasniqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua përballet me gjobën prej 500 dollarësh nga Agjencia…