Krasniqi: Kriminelët që përdorën dhunën seksuale si mjet lufte duhet të dalin para drejtësisë

14 prill 2023 | 13:49

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me rastin e Ditës memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës,  ka thënë se është detyrë e të gjithëve t’i mbështesim në të gjitha format dhe mundësitë në jetën e tyre.

“Sot, në Ditën memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, bashkëndjejmë me të gjitha viktimat e këtyre akteve kriminale të kryera nga forcat serbe në vendin tone”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Më tutje, Krasniqi ka thënë se kriminelët që e përdorën dhunën seksuale duhet të dalin para drejtësisë.

“Vuajtjet, llahtaria e tmerri i përjetuar nga këto viktima mbetet plagë e hapur e cila do të rënkojë përherë në shoqërinë tone. Kriminelët, që e përdorën dhunën seksuale si mjet lufte, në vazhdën e krimeve të panumërta gjatë luftës në Kosovë, duhet gjinden dhe të dalin para drejtësisë të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jack Nicholson është parë për herë të parë pas 18…