Krasniqi kritikon Veselin për deklaratën e tij rreth protestës kundër Vuçiqit

20 shtator 2018 | 20:47

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në një intervistë për “Rubikon” të “KTV”-së ka komentuar deklaratat e kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili kishte thënë se është i gatshëm të protestojë nëse do të protestohej për fjalorin e përdorur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Krasniqi ka hedhur gjithë përgjegjësinë në supet e Kuvendit të Kosovës.

“Këto ditë e dëgjova që kryetari i Kuvendit tha që edhe unë kisha dalë në protestë për të protestuar kundër Vuçiqit. Mendoj që politika serbe që 20 vite nuk e ka ndikimin e vetë në Kosovë. Nëse Vuçiqi ka ardhë në Kosovë dhe e ka mbajtë fjalën e vetë dhe e kanë dëgju edhe qytetarët dhe nëse në Kuvendin e Kosovës është në Listë Serbe që të bëhen politikat e Serbisë e jo të Kosovës qytetarëve të Kosovës përgjegjësia është e politikës së Kosovës”, ka thënë ai.

“Ardhjet e Vuçiqit në hapësirën e Kosovës dhe lavdërimi i Millosheviqit dhe bartja e politikës serbe në Kuvendin e Kosovës është përgjegjësi e politikës tonë”, ritheksoi Krasniqi.

Sipas tij, Veseli nuk do të duhej të thoshte diçka të tillë pasi problemet e Kosovës janë krijuar nga politikat e brendshme.

Kujtojmë se Vuçiq gjatë fjalimit të tij në veri të Mitrovicës lavdëroi figurën e Sllobodan Millosheviqit duke e quajtur madje “lider të madh”.

Ndaj këtij fjalimi kishte edhe reagime edhe nga opinionistë e media ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë…