Krasniqi: Me LDK-në do të forcohej ekipi negociator

20 dhjetor 2018 | 22:12

Njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, i ka bërë një analizë partisë në të cilën dikur bënte pjesë.

Ai ka folur edhe për Ekipin Negociator, që është formuar për të biseduar me Serinë në Bruksel.

Krasniqi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se  Lidhja Demokratike e Kosovës do të duhej të ishte pjesë e këtij Ekipi.

“Nëse ishte futur edhe LDK në këtë Ekip, ai do të ishte më i fort përballë Serbisë. Pra, unë mendoj që Ekipi duhet të ishte i kompletuar me krejt opozitën edhe pse të them të drejtën për Vetëvendosjen jam i sigurt që nuk i bashkohet këtij ekipi”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se veprimi i PSD’së, për tu bashkuar në këtë Ekip është i drejtë.

“Me ketë veprim PSD ka treguar pjekuri politike. Ka treguar se për interesa të shtetit janë të gatshëm të kontribuojnë”, ka thënë ai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhafer Alijaj nga fshati Dujakë e komunës së Gjakovës, muajin…