Krasniqi në çerekfinale të Evropianit, Loxha eliminohet në rrethin e dytë

19 nëntor 2020 | 13:03

Distria Krasniqi ka arritur në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Pragë. Krasniqi në 1/8 e finales të kategorisë deri 48 kilogramë e mposhti Aisha Gurbanlin.

Gurbanli mori tri dënime (shido) dhe u s’kualifikua. Deri në momentin e shidos së tretë të dyja kishin nga një wazari. Distria po llogaritet favorite për të fituar medalje në Evropian.

Flaka Loxha është eliminuar në rrethin e dytë të Evropianit në xhudo. Loxha në luftën e dytë u mposht nga medalistja e bronztë e botës Julia Ko]alczyk me një waza-ari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, Ekrem…