Krasniqi: Ngjarjet në Vetëvendosje më sollën zhgënjimin më të madh në jetë 

25 qershor 2018 | 22:49

Frashër Krasniqi, deputet i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se ajo që ndodhi në Lëvizjen Vetëvendosje ishte një nga zhgënjimet e tij më të mëdha në jetë.

Krasniqi, në emisionin “Personale” në “RTV Dukagjini”, ka thënë se nuk do ta mohojë të kaluarën në Vetëvendosje, por nuk dëshiron më ta komentojë atë lëvizje, pasi është pjesë e një subjekti tjetër.

“Ka qenë një moment kur një pjesë e të rinjve e kemi kuptuar se Kosovën nuk po e priste një e ardhme e mirë, dhe kemi vendos me u përfshi në Lëvizjen Vetëvendosje. Shpresa ishte te kjo lëvizje, por edhe ky subjekt përfundoi si subjektet e tjera politike, që për mu ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha në jetë”, shprehet Frashër Krasniqi.

Deputeti i PSD-së ka deklaruar se ajo periudhë është ndër më të rëndësishmet që i ka pasur në jetë.

“Kam nostalgji për të kaluarën time në një subjekt të caktuar, sepse është një pjesë e rëndësishme e jetës”, ka theksuar Krasniqi.

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes thotë se qëllimi i aksioneve ishte për të marrë vëmendje, duke krijuar një tronditje në shoqëri.

“Qëllimi i aksioneve tona, ishte të shkaktojmë tronditje në shoqëri”, ka shtuar Krasniqi i cili merr shembull, përmbysjen e veturave të UNMIK-ut.

Krasniqi rrëfen për momentet e vështira kur ishte distancuar nga Vetëvendosje, dhe stigmatizimi që i është bërë për veprimet e marra.

“Na kanë thënë në rrugë se po paguheni nga Serbia, PDK-ja, dhe gjatë gjithë kohës na kanë thënë se këtë po e bëni për para”, është shprehur më tej deputeti Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Veç dy fjalë për dënimin e Xhakës e Shaqirit. Mos u…