Krasniqi: Opozita ka qasje bllokuese dhe bojkotuese

06 shtator 2018 | 17:23

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se opozita nuk është pajtuar me asnjë prej propozimeve të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, e as të përfaqësuesve të koalicionit që të gjendet një rrugëdalje dhe një pajtueshmëri për të mbajtur seancat e jashtëzakonshme.

Krasniqi ka thënë se opozita ka betonuar pozicionin refuzues dhe bllokues.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se opozita nuk ka vullnet për të gjetur një zgjidhje për unifikim.

“Nga ana e tyre (opozitës) qasja bllokuese dhe bojkotuese do të vazhdojë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do ta vazhdojmë punën. Kryesia e Kuvendit tashmë ka përcaktuar fillimin e sezonit ashtu siç parashihet me Kushtetutë nga java e dytë e muajit shtator me seancë të rregullt për të shqyrtuar dhe votuar pikat e mbetura nga seanca e kaluar që janë rreth 40. Ndërsa, sa i përket dy seancave të jashtëzakonshme, unë besoj që në pajtim me propozuesit ato edhe do të caktohen, ndoshta në ditët në vijim”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah…