Krasniqi pas dënimit të Gucatit dhe Haradinajt: Qeveria e Kuvendi duhet ta shpërbëjnë Specialen

18 maj 12:07

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka reaguar pas dënimit me 4 vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj.

Krasniqi ka thënë se Gjykata Speciale pa flamur të Kosovës, në emër të popullit të Kosovës ka dënuar luftën për liri të popullit të Kosovës.
Ai ka thënë se Qeveria dhe Kuvendi bëhen pjesë e luftës speciale ndaj UÇK-së nëse nuk e shpërbëjnë Gjykatën Speciale.

“Pa flamur t’Kosovës, në emër të popullit t’Kosovës, Gjykata Speciale po e dënon luftën për liri të popullit t’Kosovës. Çdo ditë që Kuvendi dhe Qeveria nuk veprojnë për shpërbërjen e kësaj gjykate, ky Kuvend e kjo Qeveri janë pjesë e luftës speciale ndaj UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjejlone Haradinaj, bashkëshortja e Nasim Haradinajt është deklaruar pas shpalljes…