Krasniqi për Agim Ramadanin: Përmes luftës dhe vargjeve të tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar

11 prill 2024 | 11:41

Në 25-vjetorin e rënies heroike të Agim Ramadanit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar disa vargje të një poezie të tij.

“A mjafton të presim vetëm, e të shikojmë duke larguar perden për të parë si na vjen liria?”, ka kujtuar Krasniqi.

“Agim Ramadani – komandant ‘Katana’, e dinte përgjigjen në këtë pyetje para se ta shkruante këtë poezi. Prandaj, radhitja në mesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u bërë pjesë e luftës për liri, ishte mënyra e tij për të thënë se, ‘JO’, nuk mjafton të shikojmë. Se liria nuk falet, por fitohet me gjak”, ka shkruar i pari i PDK-së në “Facebook”.

Krasniqi po ashtu ka thënë se Ramadani përmes luftës dhe vargjeve të tij, jeton në zemrat e secilit shqiptar.

“Lavdi heroit të Kosovës, i cili edhe sot në 25-vjetorin e rënies së tij heroike, përmes luftës dhe vargjeve të tij, jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës. Respekt, mirënjohje dhe lavdi luftëtarëve dhe dëshmorëve të betejës së Koshares, të cilët, me brigadën e tyre të pagëzuar me emrin e Agimit, vazhduan luftën për çlirim deri në fund”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas emocioneve të mëdha që ofroi për dy ditë radhazi…