Krasniqi: Po punojmë maksimalisht që të jemi gati për kampionat dhe Kupë

25 janar 2022 | 19:26

Skuadra e Prishtinës vazhdon me sukses fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Në ditën e tetë të qëndrimit në tokën turke, ekipi prishtinas ka kryer dy stërvitje.

Derisa paradite është ushtruar në palestrën e fitnesit, pasdite janë kryer ushtrime në fushë.

Të gjithë futbollistët janë mirë me shëndet dhe puna po vazhdon intensivisht.

Nesër është në program ndeshja e dytë miqësore ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau.

Ndeshja do të zhvillohet në Lara të Antalias.

Mbrojtësi me përvojë dhe një mga yjet e skuadrës, Besnik Krasniqi e ka komentuar fazën përgatitore pë faqen zyrtare të klubit.

???? ? ?????? – Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. I rëndësishëm është fakti se deri më tash nuk e kemi pësuar asnjë lëndim. Jemi duke punuar maksimalisht që të jemi gati për kampionat dhe Kupë.

??????? ? ?????? – Gjendja e skuadrës dita-ditës është duke u përmirësuar dhe po punohet për ta bërë një ekip të fuqishme, e cila synon t’i arrijë objektivat. Atmosfera në skuadër është e mrekullueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Kosovës pritet të pajiset së shpejti me 40…