Krasniqi pret në takim Abbottin: Britania, partnere strategjike e Kosovës

21 korrik 2021 | 15:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Krasniqi ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është partnere strategjike e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës.

“Me ambasadorin Nicholas Abbott, sot biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, për zhvillimet politike në vend dhe për rolin që do të luaj PDK-ja si lidere e opozitës në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur Majlinda Zeka ka nisur pushimet bashkë me…