Krasniqi pret Ragip Xhakën: PDK-ja po rritet në Zvicër, krenarë me familjen Xhaka

01 shtator 2022 | 17:15

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot babain e Granit dhe Taulant Xhakës, Ragipin, i cili është edhe Kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook,  tha se kryetari Xhaka erdhi me lajme të mira nga Zvicra, duke i njoftuar për rritjen e vazhdueshme të PDK-së atje.

“Së bashku me kryetarin e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica, sot, në Selinë e PDK-së pritëm Kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka.

Kryetari Xhaka erdhi me lajme të mira nga Zvicra, duke na njoftuar për rritjen e vazhdueshme të PDK-së atje”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se është shumë i lumtur me punën e Ragipit, ekipit të tij dhe mbështetjen e madhe që mërgimtarët tanë në Zvicër po u japin atyre çdo ditë.

Ragipi, përveç si prind shembullor që ka rritur dy yje të futbollit ndërkombëtar, Granitin dhe Taulantin, është edhe një atdhetar i madh – që kontribuon vazhdimisht për Kosovën në të gjitha format dhe mundësitë që i jepen.

Të lumtur dhe krenarë që të kemi në mesin tonë, Ragip”, përfundoi Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda ka njoftuar se do të japë 8.3 milionë euro…