Finlanda jep mbi 8 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

01 shtator 2022 | 17:11

Finlanda ka njoftuar se do të japë 8.3 milionë euro ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, sipas “The Guardian”.

Gjatë një deklarate, ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen, ka thënë se derisa “lufta e Ukrainës vazhdon, nevoja për ndihmë mbetet e lartë”.

Finlanda i ka dhuruar deri më tani Ukrainës 92.3 milionë euro. Ministria finlandeze e Mbrojtjes nuk ka dhënë asnjë detaj se çfarë përfshinte paketa apo afatin kohor për dorëzimin për arsye sigurie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të…