Kurti ngarkon me përgjegjësi të reja dy zëvendësministra

01 shtator 2022 | 17:10

Kryeministri Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të qeverisë.

Lajmin e ka bërë me dije zyra e kryeministrit me anë të një komunikate për media.

Ish-zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë.

Ndërsa ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë gjashtë muajve, ushtria ruse humbi mijëra ushtarë në Ukrainë.…